I dënuar me 10 vite burg për drogë në Itali, arrestohet 45-vjeçari nga Belshi
Një 45-vjecar, i cili ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar, ka rene ne prangat e policisë. Burime zyrtare bene me dije se Sh. P., banues në fshatin Gradishtë te Belshit u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Florences në Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.