I doli në pritë dhe i mori 100 euro maqedonasit, policia zbardh ngjarjen

Vetëm një ditë më parë policia e Dibrës shpalli në kërkim një të riun nga Dibra.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim të riun nga Dibra, i cili i mori 100 euro me forcë qytetarit maqedonas.

Në kërkim është shpallur S. E., 31 vjeç, banues në Dibër.
Ky person në vendin e quajtur “Rrethrotullim-Maqellarë”, dyshohet se i ka marrë 100 euro, qytetarit maqedonas 43-vjeçarit me inicialet M. D., banues në Prilep Maqedoni, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në Bllatë, me mjetin e tij, së bashku me motrën B. K., dhe xhaxhanë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas hetimeve paraprake rezulton se maqedonasit me inicialet M. D., i është prishur automjeti dhe nëpërmjet një tjetër maqedonasi, shok i tij, i ka kërkuar ndihmë dibranit S. E., për të riparuar automjetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas riparimit të automjetit janë nisur në drejtim të Bllatës, ku më pas dyshohet se 31-vjeçari nga Dibra me inicialet S. E., ka zbritur nga automjeti i tij dhe i ka kërkuar maqedonasit 100 euro, në këmbim të shërbimit që i bëri automjetit të tij.

Maqedonas nuk ka qenë dakord për shumën, por më pas ia ka dhënë shumën që i ka kërkuar shtetasi S. E.

Lidhur me pretendimin e shtetases maqedonase B. K., se shtetasi S. E, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, ajo ka deklaruar se ka hequr dorë nga kjo akuzë.

Nga ana jonë janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?