I moshuari nxirret nga deti në gjendje të rëndë, vdes

Një 76-vjeçar nga Fieri humbi jetën mëngjesin e sotëm ndërsa lahej në plazhin e Vlorës.

Policia thotë se rreth orës 10:55 në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në anë të detit është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetas, i cili pas pak minutash ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përket shtetasit M.H.,  rreth 76 vjeç, banues në Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, të cilët kishin ardhur për të pushuar në plazhin e Vlorës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet nëse vdekja e të moshuarit është shkaktuar nga mbytja në det apo ndonjë infarkt kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e shkaqeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?