I nxehti rikthehet, ja dita më e nxehtë
Aktualitet E Mërkurë, 2 Qershor 2021 22:58
Moti, pavarësisht kapriciove do të vijojë të jetë përgjithësisht i kthjellët dhe me temperatura të larta. Ata që janë në plazh të rrinë të qetë, se do të kenë mot të mirë.
Ditët vijuese, mbetën në ndikimin e motit të kthjellet dhe temperaturave të larta. Herë pas here do të shfaqen kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojne rritje të ndjeshme duke kulmuar ditën e diel deri në 38 gradë C.

