I plagosuri në Vlorë: Hajdutët u prezantuan si policë, na lidhën prindërit

Skenë filmash dhe terrori kaq qenë ajo çfarë kanë përjetuar dy vëllezërit Torraj në orët e parë të mëngjesit të së hënës në banesën e tyre.

Resmi Torraj, i cili u plagos bashkë me të vëllain Dane, nga hajdutët që iu futën në banesë për ti grabitur ka rrëfyer se grabitësit u prezatuan si policë.

Sapo dera u është hapur nga prindërit e Torraj,ata i kanë lidhur ata në katin e parë të banesës dhe më pas janë ngjitur në katin e dytë ku ishin dhe dy vëllezërit, i kanë kërcënuar dhe më pas i kanë qëlluar me armë.

Ngjarja u regjistrua në Llakatund të Vlorës. Nga të dhënat e bluve të Vlorës, mësohet se vëllezërit Dane dhe Resmi Torraj përkatësisht 29 dhe 36 vjeç ishin kthyer së fundmi nga emigracioni, duke u bërë shënjestër e grabitësve.

Dy vëllezërit kanë marrë plumba në bark dhe në kokë dhe aktualisht ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës.Sakaq janë shoqëruar në polici 17 persona me preçedentë penalë, kryesisht banorë të zonës.

SHKARKO APP