I riu përjeton tmerrin në Vlorë, grabitësit e plagosin me thikë dhe i marrin 1 mln lekë

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Vlorës, ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji” përballë Gjykatës së Apelit, rreth orës 05:30.

Persona të paidentifikuar, kanë goditur me thikë në këmbë shtetasin me iniciale F.B., 26 vjeç, banues në Vlorë dhe i kanë marrë rreth 100,000 lekë të xhiros ditore, të kompanisë ku punon. Ka qenë vetë i riu që ka bërë denoncim në polici dhe ka rrëfyer ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërkohë që do të merren edhe materialet filmike të kamerave të sigurisë në objektet më të afërta me vendin e ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?