I riu që goditi autobusin e serbëve lëviz me pistoletë: Më kanë kërcënuar se do më presin kokën

 

Marsel Qeleshi, i riu rebel i Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili qëlloi me gur autobusin e kombëtares serbe mbrëmjen e 7 tetorit, lëviz gjatë gjithë kohës i armatosur.

Ai shprehet se për këtë arsye ka shkuar në polici për të marr leje për dy armët që disponon pa leje.

Kam marrë kërcënime për jetën e time në Facebook, ku ma kanë thënë se, do ta presim kokën në mes të Beogradit”, shprehet Marseli për Shekullin.

"I kam të gjitha mesazhet që mi kanë dërguar nga Serbia në Fejsbuk dhe në Instagram, ku më thonë se: “do ta presim kokën në qendër të Beogradit”.

Madje më kanë shkruar disa serbë se: “Ivan Bogdanov, pra Ivani i Tmerrshëm do të vijë në Shqipëri dhe do më vrasë”.

Unë nuk i kam frikë as këtë Ivanin dhe as të gjithë ivanët e Serbisë, sepse unë jam gjithmonë i armatosur dhe po pres nga dita në ditë që të më japë gjykata leje për pistoletën dhe pastaj le të vijë kush të dojë se, nuk kam frikë askënd", shprehet ai.

SHKARKO APP