I shpëtoi helmimit nga nusja, vjehrra: Rashë pa ndjenja sa piva gotën me kos
Arjana Stafa, e cila i mbijetoi dje një tentative për vrasje, ku pas saj fshihej nusja e djalit, ka sjellë të tjera detaje lidhur me ngjarjen në fjalë.
Në një intervistë për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ 42-vjeçarja, e cila pihu dje kos brenda të cilit nusja e saj 19-vjeçare kishte hedhur helm, pohon se nuk kishte asnjë konflikt me këtë të fundit.
Në një gjendje të rënduar, Arjana shton se nusen e kishte trajtuar shumë mirë.
Ajo tregoi se pasi kishte pirë kosin, kishte rënë përtokë.

