”I thoni të mos futet te dhoma ime”, vr@sja në azilin e të moshuarëve. Ja çfarë tha autori para policisë
Detaje të reja zbardhen për krimin që azilin privat në Tiranë, ku u vra një i moshuar. 78-vjeçari Zyhdi Shehi prej një viti sëbashku me gruan e tij jetonin në një azil në kryeqytet, pasi djali i tyre jetonte dhe punonte në Berlin.
Autori vuan nga demenca dhe për shkak të saj ai ende nuk e ka kuptuar krimin që ka kryer dhe nuk është në dijeni se 82-vjeçari Virxhil Vesho ka ndërruar jetë. Sipas asaj që raportohet grupi hetimor e ka pasur të vështirë t’i marrë një dëshmi apo deklarim për shkak se është i sëmurë.
E vetmja fjali që ka thënë ishte ”i thoni atij djalit të mos futet më te dhoma ime”, duke iu referuar viktimës, i cili ishte shtrirë në krevatin e autorit para se ky i fundit ta godiste me bastun.
Kryeinfermierja dhe infermierja të cilët kanë qenë në turn janë ndaluar nga Policia e Tiranës. Ato nuk kanë marrë në telefon policinë por kanë marrë në telefon agjenci funerale. Në polici kanë pretenduar që nuk e kanë kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por sipas tyre kanë menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja nga kjo, dhe jo nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit. Autori është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.