I vuri flakën barishteve dhe shkrumboi një magazinë fishekzjarresh në Shkozet, arrestohet autori 38-vjeçar në Durrës

Është vënë në pranga ditën e sotme autori i dyshuar i zjarrit në magazinën e fishkezjarrëve në Shkozet.

Njoftimi i Policisë: 

Ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një magazinë, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Durrës, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve pranë magazinës së një subjekti privat. Si pasojë e daljes së flakëve jashtë kontrollit, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?