I zhvati lekët të ”dashurit virtual”, por jo se donte: Enertila kishte tjetër hall

Enertila Beqja ka qenë kryefjalë e aktualitetit ditët e fundit, pasi u zbulua se i ka zhvatur 60 milion lekë të dashurit të saj virtual, 30-vjeçarit me profesion drejtor poste në Manëz, Barush Ahmetit. Të dy njiheshin në Facebook prej dy vitesh, por nuk ishin takuar asnjëherë.

Enertila pretendonte se ishte aktorja venezueliane Elizabeth Guterrez, foton e së cilës e mbante në profil dhe Barushi me naivitetin më të madh e besoi dhe u dashurua verbërisht me të, duke i plotësuar çdo nevojë dhe dëshirë. Por ndërkohë që Enertila mund të duket si ‘e keqja’ e historisë, e vërteta na qenka krejt ndryshe.

27-vjeçarja e donte Barushin, por nuk mund ta takonte, sepse kishte frikë se ai do zhgënjehej dhe do ta linte. “Jemi njohur nëpërmjet rrjeteve sociale, në Facebook. Më dërgoi kërkesë miqësie dhe unë e pranova. Ai vazhdonte të më shkruante, duke më joshur. Edhe mua më pëlqente dhe vazhdova shoqërinë virtuale me të,” mësohet të ketë thënë Beqja në polici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë ka deklaruar Enertilda! “Të dy u nisëm me qëllimin e mirë, për t’u njohur dhe për të pasur një lidhje me njëri-tjetrin, por unë e pata të pamundur për të dalë në takim, pasi nuk isha ajo që ai pretendonte. Pra, në profilin tim në Facebook unë nuk kisha vendosur fotografinë time, por të një aktoreje shumë të bukur. I kisha thënë se isha unë tek ajo në foto, ndërkohë që realiteti ishte krejt ndryshe. Ai u dashurua me bukurinë e aktores, duke menduar se isha unë. Prandaj e pata të pamundur dhe refuzoja t’i dilja në takim, edhe pse doja shumë… Nuk mund t’i dilja në takim, sepse mendova se do të zhgënjehej dhe nuk dija si do të reagonte. Ai ishte dashuruar me vajzën që ishte në foto dhe jo me mua. Kisha frikë se do të më linte”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditë pas dite Enertila, që e njihte mirë Barushin dhe kishte gjithë informacionet e nevojshme për të, ndryshe nga ky i fundit, sajonte gënjeshtra të ndryshme për të shmangur takimet dhe diçka e tillë zgjati për plot 2 vjet. Enertila nuk e di nëse ai ka shpenzuar fiks-fiks 60 milion lekë për të, por e ka mbajtur mirë.

“Kërkoja mbështetje financiare, pasi familja ime ishte në gjendje të vështirë ekonomike. Ai më donte dhe nuk ma prishte qejfin, bënte gjithçka që unë i kërkoja. I thosha që dua këtë, ai e blinte, dua këtë, ai e sillte. Më ka mbajtur mirë dhe këtë nuk mund ta mohoj. Nuk e di nëse ka harxhuar 60 milionë lekë për mua. Duket pak shifër e ekzagjeruar, por e vërteta është që më ka blerë rroba të shtrenjta, bizhuteri, madje më ka ndihmuar edhe për të rregulluar shtëpinë”.

Të gjitha këto ndërkohë që të dy nuk ishin takuar asnjëherë. “Unë i thosha se nuk kisha mundësi të dilja dhe ai i linte te një dyqan që i kisha thënë unë. Shkoja dhe i merrja më pas” shpjegon Enertila. Por tani që akuzohet për mashtrim dhe vjedhje të 60 milion lekëve, Enertila është penduar që u soll në këtë mënyrë. “Do të doja që gjërat të ishin ndryshe dhe të isha lidhur seriozisht me të, por e gënjeva që në fillim me fotografinë dhe gënjeshtra kap gënjeshtrën, kështu që… “

Burimi: Panorama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?