Identifikohen autorët e masakrës në gazetën franceze (foto)

Policia franceze ka arritur të identifikojë tre të dyshuar për sulmin e sotëm terrorist në revistën franceze, “Charlie Hebdo”. Zv.kryetari i bashkisë së Parisit, Patrick Klugman e ka konfirmuar lajmin për CNN. Ai ka thënë se policia ka identifikuar një 18, 32 dhe 33 vjeçar si autorë të sulmit. Veç tjerash, Klugman ka thënë se janë bastisur edhe disa apartamente në kryeqytetin francez, në përpjekje për t’i kapur autorët. Dy prej tyre, Cherif Kouachi 32 vjeç dhe 33-vjeçari Said Kouachi janë franko-algjeriane që kanë luftuar në Siri, ndërsa i riu 18-vjeçar dyshohet se i ka ndihmuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?