Identifikohet autori i plagosjes së trefishtë në Vlorë

Edison Aliko, personi i identifikuar nga policia e Vlorës, si autor i plagosjes së dy vëllezërve dhe një personi të tretë në një lokal, ka qenë i përfshirë disa muaj më parë në një tjetër ngjarje të ngjashme.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e 4 janarit 2017.

Sipas policisë ai është Edison Aliko i cili është përfshirë disa muaj më parë dhe në një tjetër ngjarje ku u qëllua me armë në zonën e “Kalit të Trojës” po në Vlorë bëjnë të ditur burime nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

I ati: U ngaterruan per shit blerjen e një motori

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka shpallur në kërkim autorin ndërsa sipas dëshmisë në polici të të atit të dy vëllezërve të plagosur mësohet se i vetmi konflikt që kanë vëllezërit Marsel dhe Zhaver Shenko me autorin ka qenë një shit blerje e një motori

Policia informoi dje: “Rreth orës 22:05, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ambulancës pranë një lokali, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 shtetas (dy prej tyre në këmbë, tjetri në njërin krah) :

Marsel Shenko 20 vjeç, banues në Vlorë.

Zhaver Shenko  24 vjeç, banues në Vlorë.

Flavio Kamberaj, 18 vjeç, banues në Vlorë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?