Ikja me ngjitje e Ramës dhe Veliaj që pret..

Nga Daniel Muçaku-

Ajo që ndodhi në PD me Berishën, nga Basha, nuk ka asnjë gjasë të ndodhë në PS, pas ikjes së Edi Ramës nga pushteti dhe nga PS. Nëse Berisha e kishte Bashën si lodër të krijuar vetë nga hiçi, Erion Veliaj që pret të marrë drejtimin e PS-së, nuk mund të zbatojë të njëjtën skemë, ku pasardhësi dërmon paraardhësin në një parti kryesore politike.

Edi Rama po luan në arenën ndërkombëtare mjeshtërisht dhe duhet përgëzuar, pasi duke synuar postin që ai endërron për vehte, po rrit edhe emrin e Shqipërisë.

Edi Rama mori si askush tre mandate kryeministri në këto 31 vite. E kapi synimin që kishte e tani po mendon se si të ikë pa mbaruar mandati kryeministror, sepse pavarësisht se kemi një opozitë të shkatërruar, por kurrë nuk i dihet popullit se si të voton, aq më tepër pas 12 viteve qeverisje.

Po të shikosh më vëmendje Edi Rama luan me shumë në arenën botërore, nisur edhe nga ajo që brenda vendit nuk ka rrezik që ti marrin pushtetin as nga opozita, por as edhe brenda PS-së.

Rama shkon në OKB, falë edhe qënies së Shqipërisë për dy vjet anëtare e Këshillit të Sigurimit, mban fjalim dinjitoz dhe rrit kuoatat e tij personale. Nxiton të jetë aktor në NATO, pavarësisht takatit ushtarak të vendit tonë. Në Rajonin e Ballkanit Perëndimor luan lojën dyshe me presidentin serb Vuçiç, aqsa shefi i shtetit serb thotë se “pa Edi Ramën nuk ka Ballkan të Hapur”, duke e ngritur në lidership rajonal.

Me presidentin turk Rexhep Erdogan e ka “grurë”, por Erdogan ka shumë influencë në shtetet arabe dhe myslimane, çka nesër nëse duhet të votohet për Edi Ramën sekretar të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, votat janë në thesin e Ramës.

Me SHBA e ka “mjaltë”, ndaj Edi Rama duket se ka një pikësynim. Ose shef i NATO-s ose numri një i OKB.

Dhe ikën me fishekzjarre organizuar përbukuri nga Erion Veliaj, pasi ai do të marrë selinë e PS dhe qeverinë në dorë.

Ndaj Rama po shikon larg e lart, edhe pse poshtë në humnerë ka një opozitë që nuk e merr veten kollaj.

Ikën me ngjitje dhe askush pas tij nuk guxon ta shajë apo ti bëjë atë që Lulzim Basha i bëri “atit politik”, Sali Berishës.

SHKARKO APP