Ilir Alimehmeti: Duhet ndryshime drastike në PD nga KOKA te këmbët!
Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka folur në Top Story ku ka ngritur me forcë shqetsimet se si drejtohet PD, që nuk po fitojmë dot përballë një qeveri e cila duhej të ishte e rrëzuar, se ka shkëputje të madhe mes bazës demokrate dhe kupolës së PD-së.
Me tej mjeku Alimehmeti sqaroi takimin e sotëm me Ervin Salianjin dhe disa kandidatë për deputet të PD që kanë marrë shumë vota dhe janë ndër me të votuarit nga baza demokrate. Ai tha se kryesia e PD ka në shumicë njerëz të pa votuar, ndaj ka nevojë për ndryshime radikale, duhet që të zbresim të demokratët sepse kupola e selisë Blu është larg bazës.
Ilir Alimehmeti theksoi se duhen ndryshime drastike në PD nga koka te këmbët, duke nënkuptuar se PD ka nevojë urgjente për drejtim të ri që ti sjellë në pushtet demokratët.
Ndërkohë mësohet se Gaz Bardhi e ka përqeshur faktin e takimit të Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit me emrat e njohur nga rrethet që janë më te votuarit.
Pas mbledhjes sot në selinë e PD të anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji dhe njëri prej kandidatëve më të votuar në qarkun e Tiranës Ilir Alimehmeti, por dhe kandidatë të tjerë nga listat e hapura, kreu i grupit Gazmend Bardhi reagoi dhe e quajti “një kafe mes tyre”.
Reagimit të tij, mbrëmjen e sotme nga studio e Top Story, i ka dhënë përgjigje Alimehmeti, duke thënë me ironi se statuseve në Facebook nuk u jep koment.
“Të them të drejtën dhe unë statuseve në FB nuk komentoj, po të donte të na thërriste Këshilli Kombëtar do shkoja, pra mundësia për të fol nuk ka qenë. Lënia pa diskutuar e demokratëve sjellin situata si këto, që kemi një qeveri të kalbur që nuk hidhet dot në tokë, dhe një opozitë që nuk sjell dot njerëz. Pse arritëm në mbledhjen e kësaj tryeze? Kjo pyetje u duhet bërë atyre. Ata nuk e kanë bërë dhe i kanë larguar njerëzit, ne thjeshtë vazhdojmë punën, të kuptojmë ku jemi dhe ku janë problematikat”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

