Ilir Beqaj: Testimi i mjekëve do të bëhet. Kush nuk pranon, dihet se çfarë ndodh

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, thotë se nuk ka asnjë tërheqje për nismën e testimit të mjekëve dhe inferimerëve.

Ai ka paralajmëruar përjashtimin e atyre që nuk pranojnë ta bëjnë këtë testim.

Testimi do të bëhet për të pasur një njohje sa më të mirë të Ministrisë së Shëndetësisë, të njohurive që kanë sot infermierët dhe mjekët për të krijuar një program të qëndrueshëm, të shpejtë dhe efikas të rritjes së formimit të tyre profesional.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kushdo që nuk pranon të respektojë kushtet e punës dihet se çfarë ndodh”, ka thënë Beqaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e tij është bërë gjatë një vizite në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku inauguroi një sallë të re gjinekologjike dhe gjashtë inkubatorë për fëmijët të cilët lindin përpara afatit 9-mujor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?