Ilir Hyseni i drogës: Nëse flas duhet të arrestoni edhe 120 të tjerë!”

Ilir Hyseni, njëri nga trafikantët që Gjermanët dhe prokurorët shqiptarë e kanë mbajtur në vëzhgim të rreptë, ka habitur grupin e hetimit, kur këta të fundit i kanë ofruar të bashkëpunojë me drejtësinë për të treguar aktivitetin e këtij rrjeti. Përgjigjia e Ilir Hysenit ka qënë “…nëse unë flas, do të arrestohen 120 persona të tjerë…”.

Fill pas kësaj deklarate, ai ka vijuar se në këto kushte që ndodhet tani nuk ishte i gatshëm të fliste, ndërkohë që do e rishikonte ofertën e prokurorisë në një moment të dytë. Ilir Hyseni, babai i tre fëmijëve, me gjendje civile i divorcuar, ka dalë dje për herë të parë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku është njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Hetuesit gjermane po insistojne per te gjetur koken e ketij trafiku si dhe  gjithe lidhjet e mundshme me politikane shqiptare,  por edhe njerez te biznesit . Pas ofertes se Prokurorise Ilir Hyseni mbahet ne kushte sigurie teper te larta pasi kane friken e eliminimit brenda burgut nga segmente te mafias qe kane kudo fije e agjente te tyre. Ka informacione se dy deputetë po interesohen se si mund te mbyllet kjo çeshtje. Mundet te jene ata kapot e droges apo dikush siper tyre?

SHKARKO APP