Ilir Krosi: Duan të më njollosin pasi do kandidoj për herë të 4-t

Kreu i Bashkisë së Peshkopisë ka reaguar pas kallëzimit penal ndaj tij.

Ilir Krosi thotë se me këtë kallëzim duan që ta njollosin, pasi ai pritet të kandidojë për herë të 4-t për Bashkinë e Peshkopisë.

“Është një lajm surprizë, pasi ne nuk jemi në dijeni për një procedim të tillë.

Sigurisht INUK apo IKMT dhe cdo institucion tjetët kërkon dhe vazhdon të kërkojë informacione  për problematikat e ndryshme që ka qyteti  dhe ne kemi bashkëpunuar në mënyrë korrekte duke i vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar, përfshirë këtu edhe INUK-ut.

Ky është një moment i trazuar politik, mediat po befasohen ose po pompohen me lajme të tilla të cilat në fund rezultojnë tullumbace.

Ndërtimet janë realizuar me leje nga organet përkatëse dhe nga KRRT e Bashkisë Peshkopi që janë lëshuar në vite.

Ka 4 vite që nuk lëshojmë leje ndërtimi pasi nuk kemi plan urban dhe po punojmë për përfundimin e planit. Ballafaqimet e fundit që kemi pasur më INUK kanë të bëjnë me disa avlli, me disa shtesa të vogla që kanë shkaktuar më tepër probleme sociale mes banorëve.

 Kam informacion që INUK ka mbajtur aktet e pzullimit dhe ka qenë në procedurë e sipër për secilin nga këto raste. Ne jemi të hapur dhe presim me qetësi ballafaqimin.

Jam në mandatin e tretë dhe jam kandidat potencial për Bashkinë Dibër me hartën e re terriotriale, kjo është falë një presioni pozitiv që kam nga elektorti dhe nga strukturat e PD.

Unë e pranoj sfidën, kërkesën e elektoratit për të pranuar përfaqësuar mandatin e tyre edhe në krye të Bashkisë Dibër,  por kjo nuk i pëlqen dikujt dhe përpqiqen që të na njollosin në media me akzua të tilla.

Gjithësesi unë jam i gatshëm të paraqitem para cdo organi ligjor. Jam i gatshëm dhe ta vërtetoj se jam i pafajshëm nda cdo akuze. Edhe punonjësit e bashkisë do të jenë të gatshëm të paraqiten për të dhënë shpjegime për cdo akuzë.

Këto janë momente për të cilat kjo qeveri ka vënë para administratës presionin e burgut dhe nuk do tja dijë si është situata e legalizimeve apo e planeve urbane, por këto do të sqarohen në momentin e duhur. Më vjen keq përplasjet dhe lufta politike po degjeneron në këtë aspekt ku persona të caktuar apo subjekte të caktuar përpiqen të eleminojnë kundërshtarët si në kohën e sigurimit të shtetit”, thotë Krosi.

SHKARKO APP