Ilir Meta në ofensivë të hapur,del tek rinia në bazë

 

Ilir Meta po lëviz. Ka lënë kryeqytetin. Ai mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së Diplomave të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.Gjatë ceremonisë Meta u shpreh: "Kjo ceremoni diplomimi është kurorëzimi i një investimi të jashtëzakonshëm, jo vetëm individual, por edhe familjar dhe mbi të gjitha edhe shoqëror. Vendi ynë është në një rrugë të rëndësishme dhe të pandalshme që e kemi zgjedhur prej 25 vitesh, atë të integrimit evropian. Padyshim pozicionimi ynë si vend anëtar i Bashkimit evropian nesër do të jetë vetëm produkt i aftësive tona, për të konkurruar me efikasitet dhe me sukses në të gjitha fushat për të ofruar vlera më cilësore. Nuk mund të ofrojmë vlera më të larta cilësore në të gjithë fushat e tjera, përfshirë këtu edhe ekonominë, pa ofruar në radhë të parë vlera më të larta në fushën e arsimimit dhe të edukimit. Organizimi i ri territorial i vendit, si dhe organizimi i rajoneve do të sjellë mundësi të mëdha në drejtim të ushtrimit real të autonomisë vendore dhe të rritjes së përgjegjësive të tyre në zhvillimin ekonomi.".

Ka afro 10 ditë që kreu i LSI dhe kryetari i parlamentit ka dalë në një ofensivë diplomatike jashtë vendit dhe në takime në rrethet e vendit. Asnjëherë në pushim, por aktivitet. A është nxemje për ndonjë fushatë të papritur elektorale parlamentare apo për të treguar se ai është që mban qeverinë në këmbë? Mundet, të dyja. Por shtimi i aktivitetit politik të Ilir Metës jep sinjale se diçka jo miqësore është në Tiranë në kupolën e mazhorancës. Ndaj po lëviz për çdo të papritur në mendjen e Ramës.

SHKARKO APP