Ilir Panda liron Linda Karçanaj nga arresti i shtëpisë!

Një vendim i Gjykatës së Lartë, i marrë nga gjyqtari Ilir Panda, ka rikthyer në qendër të debatit publik mënyrën se si drejtësia po trajton zyrtarët e përfshirë në dosje të bujshme korrupsioni. Pas afro gjashtë muajsh në arrest shtëpie, Mirlinda Karçanaj ka përfituar zbutje të masës së sigurisë, duke kaluar në “detyrim paraqitjeje”, pikërisht në një moment kur dosja e njohur si “AKSHI” po rëndohet çdo ditë me dëshmi të reja.

Vendimi i paprecedent i Pandës është një sinjal alarmi për standardin e dyfishtë të drejtësisë “të reformuar”, sidomos pasi emri i Karçanajt vazhdon të përmendet në një nga çështjet më të rënda të dyshuara për korrupsion në vend. Sipas raportimeve të bëra publike, një shtetase shqiptaro-gjermane e quajtur Migena Schroeder ka deklaruar se vetë Karçanaj i kishte kërkuar t’i bindej Ermal Beqirit. Kjo dëshmi normalisht duhet të kishte shtuar presionin mbi institucionet e drejtësisë.

Por, në fakt, në vend që të shiheshin masa më të ashpra apo një hetim më agresiv, vendimi i Ilir Pandës për lehtësimin e masës së sigurisë mund të interpretohet vetëm si një tjetër shembull i “mbrojtjes për njerëzit e lidhur me pushtetin” apo me miliardat reale të korrupsionit. Emri i Ilir Pandës nuk është hera e parë që futet në vorbullën e polemikave. Në media dhe qarqe politike janë artikuluar akuza dhe dyshime publike për lidhje të tij me segmente influente në Durrës, deri te emra si Ergys Agasi. Fakti që këto akuza vazhdojnë të qarkullojnë në media dhe s’kanë marrë një përgjigje, ka ngritur pikëpyetje mbi paanshmërinë e figurës së tij në çështje të ndjeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ironikisht, ndërsa këto akuza intensifikohen, Panda përflitet edhe si një nga emrat që synojnë drejtimin e Gjykatës së Lartë. Kjo shton edhe më shumë kritikat ndaj sistemit, me zëra që pyesin nëse drejtësia shqiptare po promovon figura të kontestuara në vend që të rikthejë besimin e publikut. Në një vend ku qytetarët e zakonshëm përballen me ashpërsi të menjëhershme ligjore, ndërsa një dosje si “AKSHI” vazhdon të përfitojë masa më të buta për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, vendimi për Karçanajn shihet si një tjetër goditje ndaj besimit te reforma në drejtësi. Sot, perceptimi publik duket se po shkon në drejtimin e kundërt: drejt një bindjeje se drejtësia po tregohet gjithnjë e më e butë me emrat e dosjes më të madhe korruptive, atë të AKSHI-t.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?