Imami i xhamisë së Tiranës: “Masakra në Paris, atentat ndaj islamit”

Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja, ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur në Paris. Ai thotë se sulmi është një atentat që i bëhet islamit. Dhe se është tronditur me faktin se disa myslimanë shqiptarë, e kanë përkrahur këtë sulm. 

“Se si qëndron situata në Paris, si është e vërteta dhe çfarë qëndron pas asaj që ndodhi atje vetëm një Zot e di. Ajo që më dhemb në shpirt është gëzimi dhe brohoritja me duartrokitje e disa prej myslimanëve, të cilët u kënaqen nga ky akt makabër. Këtë e kam parë dhe e kam lexuar në komentet që kanë dhënë disa prej tyre myslimanëve në rrjetet sociale, të cilët janë zënë peng nga epidemia e rrezikshme e injorancës. A nuk na mëson feja jonë se profetët edhe pse janë sharë dhe janë fyer nga kundërshtarët, edhe pse i thanë profetit Muhamed sa ishte gjallë se je magjistar, fallxhor, i çmendur dhe se të kanë zënë xhind?!

Dhe kush ishte qëndrimi i tij dhe si u soll ai ndaj kundërshtarëve dhe pabesimtarëve që e dhunuan dhe tentuan disa herë ta vrisnin atë dhe besimtarët e tjerë në Mekë, gjatë luftërave? Çfarë bëri ai pas çlirimit të Mekës me njerëzit që nuk kishin lënë gjë pa thënë dhe pa bërë ndaj tij? “Jeni të lirë, ju kam falur të gjithëve”. Ky ishte Muhamedi.

Ndërsa dalin disa njerëz dhe në emrin e tij bëjnë krime. Këto nuk kanë lidhje me Muhamedin dhe me moralin që ka predikuar ai. Nuk ka nevojë ai të mbrohet nga njerëz kriminelë dhe me veprime kriminale. Këta individë të lajthitur që nuk kanë të bëjnë me islamin, por ato më po mundohen të hedhin posht kontributin e myslimanëve kudo që kanë shërbyer për vendosjen e paqes në botë. Këta njerëz njësoj si armiqtë e islamit shkëpusin nga islami atë çfarë i përshtatet atyre dhe njerëzve që i komandojnë për ideologjitë dhe ekstremizmit e tyre”, thotë ai.

“Këta njerëz janë të manipuluar në emër të fesë dhe të besimit për të shkatërruar imazhin e myslimanëve të përkushtuar të Europës që punojnë pafund për të ndërtuar perëndimin njësoj si pjesa tjetër e qytetarëve të kontinentit të vjetër. Nuk ka fe që thotë prije tjetrin në besë dhe aq më pak islami. Dhe kjo është prerje në besë. Unë nuk mund ta arsyetoj prekjen e shenjtërive, sepse profeti Muhamet a.s. është gjëja më e shtrenjtë që ka një mysliman në jetën e tij, por kjo nuk do të thotë që “kulturës” së tyre t’i përgjigjesh me makabritet dhe këtë ta lidhës me fenë islame. Këto njerëz, a i mashtron dikush, islame. Këto njerëz, a i mashtron dikush, a i paguan dikush, a ndoshta nuk kanë lidhje fare me myslimanët këto nuk e di. Po përdorimi i shprehjes “Allah Akber” bëhet qëllimisht për t’i dhënë krimeve ngjyrime fetare. Dhe ata që dëmtohen nga këto akte arbitrare dhe joislame janë myslimanët. Këto sulme janë projekt më i suksesshëm për të shkatërruar islamin dhe shoqërinë. Këto njerëz kur futen në organizata bamirëse e shkatërrojnë humanizmin, sepse nuk dinë të bëjnë as bamirësi”, vijon më tej ai.

SHKARKO APP