Importi i mbetjeve, shoqëria civile protestë para Kuvendit

Aleanca Kundër Importit të Plehrave, e mbështetur nga qytetarë të shumtë po proteston para Kuvendit kundër ligjit për importin e plehrave, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në seancën e sotme.

Ambjentalisti Lavdosh Feruni tha se ata do të shkojnë drejt referendumit për këtë çështje.

“Kjo është një protestë për të kundërshtuar fuqimisht miratimin e ligjit që do ta kthente Shqipërinë në një Kazan të plehrave të botës. Nuk i duam plehrat, parlamentarët të reagojnë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shtuar se ne importojmë plehra nga shumë shtete të botës, si nga Italia, Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mua më vjen shumë keq që Europa tregohet shumë keq me vendin tonë, vendi ynë ka vlera.Ne duhet të vlerësojmë vlerat tona, fatkeqësi e madhe është që politikanët mendojnë vetëm për xhepat e tyre, për pasuritë e tyre, e shfrytëzojnë këtë vend vetëm të pasurohen dhe nuk e duan popullin e vet. Janë grumbulluar vitin që kanë kaluar 661 firma, gati 1 milion qytetarë kanë votuar për të mos ardhur plehrat dhe nuk u përfill populli. Këta nuk e njohin popullit. I lutem popullit të mos shikojë më qeveritarët, të ngrihen këtu dhe ta mbajnë ambjentin e Shqipërisë të pastër se kemi një vend aq të bukur, me aq diell sa gjithë shtetet e tjera të botës na kanë zili.Prandaj mos ta mbysim me plehra, se janë kthyer fushat në male me plehra.Shikoni në Elbasan çfarë mali plehrash ka.Shiko në Porto Romano, në të gjithë qytetet.Është kthyer në industri plehrash. Këta nuk bëjnë fabrika për zhvillimin e Shqipqrisë që rinia të ketë dinjitet për të punuar në vende të mira. Ku e çojnë rininë, nëpër plehra. Turp të kenë”, shtoi ai.

“Duhet të pyesni këta deputetë a jetojnë në këtë vend apo jo. A e kanë idenë këta njeërz se përpara se të votojnë importin e plehrave duhet të dinë përpara numrin e njerëzve të vdekur nga kanceri në këtë vend. Le të shkojnë njëherë në spital. Është një numër i paparë. Nëse këta duan të dinë se çfarë ligji mund të ndërtojmë, dy të dhëna duhet të dinë: Sa deputetë kemi me dëshmi penale dhe sa njerëz vdesin nga kanceri. Atëherë do të marrin vesh këta se çfarë politike bëjnë. Nuk ka njeri me mendje në kokë që të jetë pro plehrave.Plehrat ku ti heqin të gjithë, ne i kemi mbledhur nga të gjitha anët.Ku do të jetojmë ne?Mirë që këtë atdhe e kemi coptuar por dhe copat po i plehrojmë. Vetëm një ngshëllim kam, siç do të vdesim ne edhe këta do të vdesin. Xhipi dhe makina luksoze nuk e mban as radiaoaktivitetin dhe as toksikën, kështu që aty jemi të barabartë, përpara plehrave.

Argumentat më të forta i ka dhënë vetë Rama i djeshëm, ku tregonte pse nuk duhet të futen plehrat në Shqipëri. 26 vjet këtë vend e kanë menaxhuar katër burra, të cilët nuk kanë asnjë ndryshim nga vizioni që kanë për këtë vend. Ramën, Berishën, Nanon dhe Metën i bën bashkë vizioni për plehrat. Secili prej tyre kur ka qenë në pushtet ka synuar për të futur në vend plehrat”, theksoi Elvis Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?