FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Incident në Eurovizion, këngëtares britanike i “vjedhin” mikrofonin

Një incident i rrallë ndodhi në Festivalin Europian të Këngës, gjatë finales së ditës së shtunë.

Këngëtarja britanike u ndërpre gjatë performancës së saj “live” nga një burrë që u ngjit në skenë dhe i mori mikrofonin nga dora kur SuRie po këndonte këngën “Storm”.

Pasi forcat e sigurisë e larguan nga skena, 29-vjeçarja vazhdoi të këndonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ndërsa pas spektaklit, SuRie shkroi në Twitter: “Gjithmonë e kemi thënë që në Eurovizion mund të ndodhë gjithçka…”.

Pushtuesi i skenës mendohet se është reperi dhe aktivisti Dr A.C. Pasi mori mikrofonin, ai bërtiti: “Për nazistët e mediave britanike, ne duam liri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?