Incidenti me flamurin serb në Tiranë, Beogradi zyrtar notë proteste ndaj Shqipërisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka bërë protestë verbale ndaj Shqipërisë për incidentin me flamurin serb që ndodhi në Tiranë një ditë më parë.

Notë protesta i është përcjellë ambasadorit tonë në Beograd, Xhelal Fejza, për shkelje të flamurit shtetëror të Serbisë përpara ambasadës së Francës në Tiranë.

Serbia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të arrestojnë autorin dhe ta dënojnë në përputhje me ligjet shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fejza ka shprehur keqardhje për incidentin dhe ka thënë se reagimi i Serbisë do t’i përcillet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Incidenti ndodhi përpara ambasadës së Francës në Tiranë, ku një i ri shkeli flamurin e Serbisë në shenjë proteste për arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze në bazë të urdhër-arrestit serb.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?