Tragjedi në Kanionin e Holtës, nxirret trupi i pajetë i një 25-vjeçareje

Nuk ndalojnë ngjarjet e frikshme dhe tragjike. Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar në kanionin e Holtës në Gramsh. Burime nga policia bëjnë me dije se një vajzë është gjetur e mbytur ndërsa janë shpëtuar 4 fëmijë të tjerë. Vajza e mbytur është gjetur pas shpëtimit të 4 fëmijëve  dhe është e moshës rreth 25-vjeçe, ndërsa të bllokuar janë ende edhe dy persona të tjerë një djalë i moshës 20 vjeç dhe një burrë rreth të 50-tave.

Për shkak të mungesës së valëve në zonë policia është njoftuar shumë pas bllokimit të grupit, ndërsa me tre personat e tjerë që janë ende të bllokuar ende nuk është bërë e mundur të komunikohet. Në vendin e ngjarjes pas një telefonate për ndihmë nga grupi i të rinjve të bllokuar ka shkuar policia, zjarrfikësja, ambulanca e shërbimet e emergjencave. Po ashtu për t’u ardhur në ndihmë dy personave që janë ende  të bllokuar drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe efektivë të RENEA-s të cilët janë të specializuar për ndërhyrjet në ujë.

Dyshohet se shkaku i bllokimit të tyre, të jetë rritja e shpejtë e nivelit të ujit për shkak të shirave që kanë rënë gjatë natës e gjatë mesditës së sotme si dhe nga përrenjtë që derdhen në kanionin e Holtës. Sot në Kanionin e Holtës ka pasur një numër të madh turistësh, mes tyre edhe fëmijë por nuk kanë munguar as turistët e huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditët e fundit kemi patur një mot të përkeqësuar në vendin tonë ku në disa qytete janë shënuar edhe incidente e dëme materiale për shkak të erës së fortë dhe të shiut

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?