Infektohet me Covid drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho, është infektuar me koronavirus. Ajo është shtruar ditën e sotme në spitalin e Sanatoriumit.

Vjollca Brahos i kanë nisur simptomat para 10 ditësh. Ajo është ndër pacientet e para që transferohet nga spitali Infektiv në atë Covid-2, pas rihapjes së këtij të fundit për shkak të rritjes së infeksioneve përgjatë ditëve të fundit.

Braho ka qenë pjesë e grupeve të kontrollit në terren, por edhe e ftuar në disa studio televizive për të folur për rolin e institucionit që ajo drejton në frenimin e pandemisë. Ende nuk dihet se si është infektuar Vjollca Braho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?