Informacione për lotarinë amerikane dhe vizat? Ambasada e SHBA iu përgjigjet
Në një status në “Facebook”, ambasada iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë shqetësime të ndryshme të shkruajnë, ndërsa përgjigjet do të jepen gjatë vjeshtës.
“Këtë javë, Kenny dhe unë do të shkojmë për disa ditë pushimi në Pogradec. Jemi duke bërë planet për vitin e ardhshëm. Do donim të mësonim nga të gjithë ju për temat që ju intereson të diskutojmë vitin e ardhshëm. Ju nevojitet më shumë informacion për vizat e studentëve? Për lotarinë amerikane? Mbi sponsorët në Shtetet e Bashkuara? Na tregoni cilat janë temat më të rëndësishme për ju, në mënyrë që t’i përfshijmë ato në postimet gjatë vjeshtës. Si gjithmonë, ne mirëpresim t’iu përgjigjemi çdo pyetjeje që ju mund të keni në lidhje me vizat!”, shkruan ambasada.

