Instituti i Gjeoshkencave: Sot e nesër, nivel rreziku i lartë për zjarre në tetë qarqe

Insituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot e nesër pritet nivel rreziku i lartë zjarri në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel rrezik “i moderuar”.

Sipas IGJEO-s, rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

“Sot pasdite dhe nesër në qarkun Korçë priten reshje të dobëta të shoqëruara me shtrëngata lokale, ndërsa në qarqet Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta. Në qarqet e tjera nuk priten reshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 25 / 38 °C; në vendet e ulëta: 22 / 40 °C; në vendet malore: 16 / 33 °C.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era, sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore për momente deri e fortë”, informon IGJEO.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?