Interesim i madh nga diaspora për të marrë pjesë në votimet e 11 majit

Siç ishte parashikuar ka një interesim të madh nga diaspora shqiptare për të votuar.
Nga të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më tani 27,992 kërkesa janë shqyrtuar, por rreth 17,662 janë miratuar.
Grupmosha më e interesuar mbetet 26–35 me afro 29%, e ndjekur nga grupmosha 36–45 me 27%, 19% shtetasit nga 46–55 vjeç, 14.6% mosha mbi 56 vjeç dhe më pak të interesuar të rinjtë e moshës 18–25 vjeç.
Numri më i lartë i kërkesave vjen nga shteti fqinj, Italia, me rreth 14 mijë aplikime; më pas Greqia, që ka kaluar shifrën e 10 mije të regjistruarve; dhe Gjermania me rreth 6 mijë.
Në rang qarku, kërkesa më të mëdha ka kryeqyteti: Tirana, afro 9 mijë; Fieri me 7 mijë; Korça rreth 5 mijë, e ndjekur nga Durrësi me më shumë se 3 mijë e 520.
Sipas sondazheve të deritanishme del PS i fiton zgjedhjet me votuesit brenda territorit të Republikës, por ata që do të vendosin janë shqiptarët e Diasporës.