INUK : Të ndërpriten punimet pranë Digës

Punimet për ndërtimin e komplekseve të pallateve vetëm 10 metra larg nga Diga e Liqenit Artificial në Tiranë do të ndërpriten. Urdhri është dhënë nga Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar duke shpallur të pavlefshme vendimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe në rrugën “Kristo Luarasi” të kompanisë Ndërtuese “Gener 2” sh.p.k.

Sipas një njoftimi zyrtar, INUK konsideron të pavlefshme dy vendimet nr.9967/7 dhe nr. 9967/13 të Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit janë shkelur disa ligje.

“Vendimi i INUK është në ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive të veta ligjore”, thuhet në një njoftim të INUK.

Ndërtimi i kompleksit të pallate në zonën e Liqenit Artificial u bë objekt akuzash e kundërakuzash mes opozitash dhe mazhorancës. Sipas socialistëve, me këto vendime, lideri i opozitës Lulzim Basha, në cilësinë e kreut të Bashkisë Tiranë, por dëmtonte hapësirat e gjelbërta të kryeqytetit. 

SHKARKO APP