Invalidët, jetimët dhe studentët, kategoritë që përfitojnë transport falas
Biletat
Njësitë e qeverisjes vendore përcaktojnë vetë nëse në shërbimin e transportit publik brenda juridiksionit të tyre, do të përdoret formati i biletave me çmim të parashtypur, ose në formatin e biletimit elektronik në përputhje me dispozitat e këtij udhëzimi.
Çmimi
Bileta tatimore me çmim të parashtypur për një udhëtim në transportin qytetës/rrethqytetës /ndërqytetës dhe transportin ndërkombëtar rrugor përmban në krye të saj të shënuar: Republika e Shqipërisë; Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në mes shënohet lloji i biletës (qytetës/rrethqytetës/ndërqytetës dhe/ose transporti ndërkombëtar rrugor). Më poshtë shënohet çmimi (tarifa) e udhëtimit. Në fund, në cepin e djathtë, shënohet “Kodi i prodhimit” dhe “nr. serial”. Në krahun e majtë vertikalisht shënohen për efekt kontrolli përkatësisht “nr. serial” dhe “Kodi i prodhimit”. Në biletat e transportit rrethqytetës dhe ndërqytetës shënohet edhe tarifa përkatëse. Tarifat e biletave të transportit rrethqytetës të udhëtarëve miratohen me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
/Gazeta Shqiptare

