Inxhinieri i pajisjeve mjekësore: Njerëzit po fitojnë imunitet, më pak humbje jetësh

Inxhinieri i pajisjeve mjekësore, Ermand Mertenika, thotë se pandemia e Covid-19 është edhe një sfidë edhe për inxhinierët bio-fizikant. ”Duke pasur parasysh situatën e pandemisë, kjo është edhe një sfidë për inxhinierët bio-fizikant”, u shpreh ai. Ai theksoi më tej se tashmë virusi po e ul potencialin e tij dhe njeriu ka filluar të fitojë imunitet ndaj tij.

”Covid-19 është një virus agresiv, tani do të thotë rritje e infeksionit në masë dhe ulje të potencialit deri diku. Do të ketë humbje jetësh shumë të pakta, për shkak se ka persona që vuajnë nga sëmundje të rënda apo akute, por fatmirësisht duke pasur parasysh që shumë persona po shërohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, kjo do të thotë që gradualisht në segmente shumë të vogla kohore, imutimeti po fitohet. Sigurisht vaksina do të bëjë të vetën, fatmirësisht ajo u shpik”, tha ai.

Për më tepër, ai shtoi se virusi godet në alveola, që është njësia më vogël pulmonare. Sipas nga dëmtimi i alveolave, pacienti i infektuar ka vështirësi në frymëmarrje. ”Virusi godet në alveola që është njësia më vogël pulmonare, pra shkakton një bllokim të alveolave dhe kanë vështirësi në oksigjenim. Personat kanë vështirësi në frymëmarrje”.

SHKARKO APP