Ish-deputeti: Boll me fjalë, Himara ishte pësimi i radhës!

Nga Lefter Maliqi

“Zgjohuni! Zbrisni urgjent në bazë, përballuni në fushë-betejë. Boll vetëm me fjalë, koha është e veprave. Himara mësim, ose pësimi i radhës!

Thirrje PD-së dhe liderëve të Opozitës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Zbrisni në bazë, krijoni struktura paralele me Rilindjen, evidentoni banditët, patronazhistët, shtoni radhët, shumëfishoni shtabet elektorale në çdo Bashki, në çdo “KZAZ”, vini përballë kundërshtarit të njëjtën përballje, madje më të madhe. Evidentoni dhe orientoni menjëherë mbështetësit për kartat e identitetit në gjithë vendin, që mos të ketë asnjë pa kartë identiteti të rregullt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Detyra konkrete në çdo QV, evidentoni komisionerë, vëzhgues dhe përgatitini në mënyrë të detajuar, struktura mbrojtëse, lëvizëse në çdo QV, në çdo KZAZ, ndiqni kundërshtarët hap pas hapi, tre ditët e fundit patrullime natën dhe ditën e votimit në çdo QV të jenë mbi 6-7 veta para QV, plus kontrolleve, të cilët në fund të shoqërojnë nga pas kutitë e votimit në KZAZ, jashtë KZAZ mbështetësit tuaj të jenë më të shumtë se patronazhistët, të jeni vigjilent gjatë numërimit të votave për çdo fletë votimi. Duhet përballje e fortë, ose ndryshe pranoni Diktaturën!”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?