Ish-drejtori i AKU në Durrës prangoset për kërcënim ndaj punonjësve
Aktualitet E Diel, 1 Mars 2026 12:26
Arrestohet ish‑drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak, pas shkatërrimit të objekteve të punës dhe përdorimit të gjuhës kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit.
Situata brenda ambientit të AKU-së u tensionua për shkak të veprimeve të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndërhynë menjëherë dhe e arrestuan në flagrancë. Hetimet për rrethanat e këtij rasti vijojnë.
KOHA JONË SONDAZH

