Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto kërkon revokim të masës: Më lironi, jam sëmurë

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, i cili ndodhet në burg për “korrupsion pasiv “, ka kërkuar revokim të masës për shkak të gjendjes shëndetësore. “BalkanWeb” mëson se Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar ekspertë për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të Zotos, i cili është në hetim për abuzime me tenderat e ushqimeve në burgje.

Sakaq, seanca tjetër gjyqësore është caktuar për në datën 13 korrik. Zoto u dorëhoq nga detyra në korrik të vitit 2016-të, ndërsa në letrën e shkarkimit i sqaronte ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Ylli Manjanit se dorëhiqej për arsye personale dhe familjare.

Por Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dyshime të forta për implikimin e tij në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, pas bisedave të përgjuara. Fill pas këtyre dyshimeve, Zoto u arrestua në 21 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?