Ish-ministri Ksera apelon dënimin me 1.8 vite burg
Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera ka dërguar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që e dënon atë me 1 vit e 8 muaj burgim për shpërdorim detyre.
Gjithashtu, në vendimin e gjykatës i hiqet e drejta për të ushtruar funksionet publike për 5 vite. Vendimi për dënimin e tij u dha më 15 shtator, ku u dënuan edhe tre ish-vartës të ministrit me nga dy vite shërbim prove.
Ata akuzohen për shpërdorimin e një fondi prej 30 milionë lekësh në lidhje me disa aktiviteteve të Ministrisë, të cilat nuk ishin zhvilluar realisht por vetëm me dokumente.
Apelimi u paralajmërua edhe nga avokati mbrojtës i Kserës, Genc Gjokutaj.
“Ne do të ndjekim rrugën e ankimit të bindur se ish-ministri Ksera është i pafajshëm sepse janë aktet në dosje e dëshmojnë këtë. Nuk ka pasur asnjë kriter juridik për ta arrestuar pas një viti hetimesh”, pat deklaruar avokati mbrojtës atë ditë.
Të paktën 11 zyrtarë të Ministrisë së drejtuar nga Ksera janë vënë nën akuzë, midis tyre edhe drejtori i Kabinetit Kleves Bitro.
Ministri u arrestua më 29 janar 2016 pas rreth një viti hetimesh nga ana e Prokurorisë.
KOHA JONË SONDAZH

