Ish-ministri Tafaj: Covid 19 do të shënojë një revolucion të vërtetë në arsim

Ish ministri i Arsimit Myqerem Tafaj në një intervistë për Abc News është shprehur se mësimi online në vendin tonë është i vështirë për shkak se jo të gjithë studentët dhe nxënësit mund të kenë laptop apo internet mjaftueshëm.

Tafaj në fjalën e tij ka theksuar se vendimi i ministrisë së Arsimit ishte i guximshëm dhe pse patjetër në diskutim është niveli arsimor, por në këto kushte duhet të kemi parasysh se shëndeti është më i rëndësishëm.

Duhet të jemi të vetëdishëm se pandemia nuk është vendet m në vendin tonë por në të gjithë botën, nuk jemi vetëm ne në këtë situatë, duheshin të bëheshin zgjidhje më të mira dhe pse ndoshta të mos kishim një platformë të mirëfilltë por do të kishim një platformë ndryshe që do të vinte në shërbim të mësimit online. Këtë vit nuk mund të pretendojmë shumë pasi janë bërë investime në platformën digjitale dhe pse nuk janë funksionale. Ky vit kshu do të mbyllet. Ky vit do të mbyllet kshu sipas urdhërit të ministrisë që është i guximshëm pasi universitetet shprehen që e kanë të vështirë.

Në çdo vend flasin ekspertët e virologjisë të epidimielogjisë dhe ne kemi vetëm një komitet teknik kemi dhe universitetin e mjeksisë i cili dy ditë para urdhërit të ministrisë në vendimin e senatit të tij deklani i mjeksisë është shprehur se këtë vit duhet ta mbyllim online dhe studentët për çdo mangësi do të kthehen në shtator. Unë mendoja se  atë vendim do të merrte dhe ministria pasi është universiteti që ka ekspertë. Ministria mori një vendim më të guximshëm por ngelët për tu parë nëse rektorët dhe dekanët mund të bëjnë të mundur kthimin e tyre në auditore. Nga pikpamja e situatës uroj që kthimi i studentëve mos e bëjë bumerang kthimin e studentëve në Tiranë se një pjesë e madhe janë nga rrethet”, tha Tafaj.

Ish ministri është shprehur se nu ke di se sa Ministria është konsultuar me vendimin e Universitetit të Mjeksisë, pasi aty janë dhe profesorët që janë pjesë e Task Forcës dhe patjetër që në atë vendim mund të merret parasysh, mendoj se ishte një skemë më realiste.

Sfida më e madhe sipas tij tashmë është e dekanëve dhe të rektorëve të cilët do të mund që të realizojnë kushtet e duhura për arritjen e distancimit social të maturantëve dhe të studentëve.

Covid do të shënojë një revolucion të vërtetë në arsim. Në Europë është vënë në diskutim e gjithë politika për shkencën, sot të gjithë profesoret kanë vënë në diskutim të gjithë prioritetet e BE në programin e horizontit 20-20 duke theksuar se ku kanë shkuar fondet, pse vështirësia u përball me këtë gjendje. Ato kanë kërkuar cburokratizim. Ato kanë vënë në diskutim se si ka mundësi se të jenë trilarda biliona fonde, dhe mjeksia është në këtë gjendje. Fondet e digjitalizimit do të shtohen dhe të gjithë arsimi Evropian dhe përtej do të shtrihen në këto shina. Dhe ne duke qenë pjesë e Evropës nuk mund të qëndrojmë jashtë saj. Ka një strategji të Komisionit Evropian që është Bolonja Digjitale që ka pasur kushte se si do të zbatohen këto kushte dhe tashmë këto janë urgjente”, është shprehur ndër të tjera ish ministri.

SHKARKO APP