Ish-oficeri i antidrogës fiton azilin në Holandë: Nëse kthehem në Shqipëri, jam i vdekur
Ish-oficeri i Antidrogës në Fier Antonio Nazeraj ka fituar ditën e sotme azil në shtetin e Holandës.
“Kur të kthehem (në Shqipëri), jam 100 për qind i vdekur”.
Kjo ka qenë deklarata e ish-oficerit të antidrogës në Fier Antonio Nazeraj, gjatë një interviste për median holandeve “Eenvandaag”, në kohën kur në Holandë pritej depërtimi i tij drejt shtetit shqiptar.
Por pavarësisht kësaj, Antonio Nazeraj ka fituar të drejtën si azilant së bashku me familjen e tij, duke bindur kështu autoritetet holandeze se jeta në Shqipëri i rrezikohej.
Nazeraj ishte pjesë e njësisë antidrogë ku ndodhej dhe Dritan Zagani, një ndër oficerët shqiptarë (tashmë në azil) që ka akuzuar Ministrin e Brendshëm të kohës, Saimir Tahiri, për lidhje të forta me grupet kriminale të drogës në vend. Në të njëjtën situatë ndodhej dhe Antonio Nazeraj i cili pretendonte se hetimet që kishte kryer kundër këtyre grupeve të lidhura fort me politikën do t’i merrnin jetën atij dhe familjes së tij.

