Ish-zyrtari i Lazaratit përplaset me policinë: Kam të drejtë të tuboj, hidhmë në gjyq

Opozita ka bllokuar rrugën edhe në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ku nuk kanë munguar edhe konfrontimet mes ish-zyrtarëve dhe policisë.

Gazetarja Entola Bundo për RTV Ora bëri me dije se ish-kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko është konfrontuar me policinë për shkak se kërkohej zhbllokimi i rrugës, pasi qytetarët, që do shkonin në shtetin fqinj Greqi dhe që ishin kthyer prej andej ishin të revoltuar për situatën.

Gazetarja Entola Bundo: Në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në Urën e Leklit ka pasur një konfrontim para pak minutash mes ish-kryetarit të komunës së Lazaratit me policinë, e cila i ka kërkuar të zhbllokohet rruga. Ka pasur një ndërhyrje për të zhbllokuar aksin. Ka pasur indinjatë për banorët që duan të kalojnë në këtë aks. Rezistenca mund të qëndrojë deri në orën 20:00. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga konfrontimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Aliko: Më thuaj ligjin.

Polici: Neni 8 e ndalon bllokimin e rrugëve

Aliko: Jam në të drejtën time. Ne kemi dalë në tubim paqësor. Shkresën e ke dy orë. Hidhëm në gjyq. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?