Ishëm, 100 HA tokë ndodhen nën ujë, rrezikohen 4 banesa

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të tokave dhe kanë vënë në rrezik 4 banesa edhe në Krujë. Fryrja e Lumit Ishëm por edhe mosfunksionimi i kanaleve kulluese kanë bërë që me dhjetëra hektar tokë të jenë nën pushtetin e ujit, ndërkohë që prodhimet janë dëmtuar plotësisht.

100 hektarë tokë në zonën e Krujës janë nën ujë si pasojë e fryrjes së lumit Ishëm nga reshjet intensive të shiut, ndërkohë që në rrezik janë edhe 4 banesa.Të përmbytura janë fshatrat Dukagjin, Miliskaje, Derven dhe Gramez .

Vetë fermerët shpjegojnë se gjendja është rënduar më shumë si pasojë e bllokimit të rrjetit të kanaleve kulluese, por edhe prej mbushjes së shtratit të lumit Ishëm me inerte që zbresin nga mali.

 

Kjo situatë në këto fshatra të Krujës përsëritet sa herë ka shira të rrëmbyshëm ndërkohë që banorët i bëjnë apel shtetit për ndihmë. Aktualisht komuna e Bubqit ka ngritur një komision për evidentimin e dëmeve të shkaktuara.

SHKARKO APP