ISHTI: Kujdes me bombolat, mbushni vetëm në vende të certifikuara

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial ka nisur inspektimet në të gjithë vendin në pikat e mbushjes dhe te tregtimit te bombolave të gazit duke monitoruar veçanërisht cilësinë dhe standardet e sigurisë së ofrimit të këtij shërbimi. ISHTI u bën apel qytetarëve të mbushin bombolat vetëm në vendet e certifikuara dhe të mos përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit.

Ndërsa temperaturat e ulëta shoqërohen me konsum më të madh të gazit nga konsumatorët familjare dhe në kushtet kur I.SH.T.I. në bashkëpunim me institucionet e tjera vijon kontrollet në të gjithë vendin, ky institucion fton qytetarët të mos mbushin bombola gazi në pikat e karburantit.
Drejtori i Inspektimit të pajisjeve nën presion pranë I.SH.T.I. Arjan Goshi, gjatë një prononcimi për mediat, ftoi qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të bombolave të gazit ne ambientet familjare si dhe gjate blerjes se bombolave në pikat e pikat e licencuara te tregtimit te tyre.

“Të mos përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit; Bombolat nuk duhet të mbushen në dyqane që kryejnë tranzvazimin nga një bombol e madhe në një më të vogël; Nuk duhet të mbushen në autogaze pranë pikave te karburantit; Në të gjitha rastet nga shitësi i bombolave të mbushura duhet të pajisen me fletë palosjen mbi mënyrën e instalimit dhe përdorimit”, apelon ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?