ISIS djeg libra të rrallë 2 mijë vjeçar dhe dorëshkrime nga libraritë e Mosulit

Militantët e ISIS kanë grabitur libraritë e Mosulit, duke djegur mbi qindra mijëra dorëshkrime dhe dokumente të rralla të ruajta për shekuj nga njerëzit.

Raportimet e para thanë se afro 8 mijë libra janë shkatërruar nga grupi ekstremist.

Korrenspondeti Elijah Magnier tha për The Independent se rreth 112,709 dorëshkrime dhe libra, disa nga të cilët janë rregjistruar në UNESKO, janë zhdukur nga libraritë e Mosulit. Drejtori i Librarisë Publike në Mosul, Ghanim al Taan tha se militantët e ISIS pasi grabitën librat shkatërruan ndërtesën me eksplozivë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njerëzit u përpoqën të parandalonin grupin terrorist por nuk mundën,” tha një burim lokal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të tjerë dëshmitarë thanë se më vonë militantët e Shtetit Islamik dogjën një tufë të madhe tekstesh shkencore dhe kulturore ndërsa studentët e universitetit shihnin të tmerruar.

Mes dokumenteve të djegura mendohet të jenë edhe koleksione të gazetave ‘Iraqi’ të ruajtura që nga shekulli 20, harta, libra e koleksione që nga periudha osmane.

Një banor i Mosulit tha se një ndjenjë pikëllimi dhe dëshpërimi kishte pushtuar qytetin.

Një profesor historie i Universitetit të Mosulit tha për Associated Press se ekstremistët kishin filluar të shkatërronin librarinë të themeluar në vitin 1921 dhe simbol i lindjes së Irakut Modern. Ai gjithashtu tha se anëtarët e ISIS kishin shkaktuar dëme edhe në Librarinë myslimane Sunni, librarinë 265 vjeçare të Kishës Latine dhe Librarinë Muze të Mosulit që mbante dorëshkrime që i takonin periudhës 5000 vjet para erës sonë.

Ka zëra se militantët nuk kishin shkatërruar të gjithë librat, sepse banorët kishin parë kamionë me targa siriane të mbushura me dokumenta që largoheshin në mes të natës. Një burim i Associated Press tha se banorët kishin parë rreth 2 mijë libra – filozofie, sporti, shëndeti, culture, shkence, përralla për fëmijë – të ngarkuara në 6 kamionë.

Në vitin 2003, gjatë pushtimit të dytë të SHBA-së, libraria e Mosulit u shkatërrua. Shumë volume të çmueshme u zhdukën, por përpjekja e vendasve dhe paratë e familjeve të pasura që morën mbrapsht librat e vjedhur, e shpëtuan librarinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?