ISIS e nis duke bërë tregti me porno
Shteti Islamik ka vendosur një mbretëri terrori në zona të tëra në Siri dhe Irak.
Por shumëkush pyet se si nisi jetën një organizatë e tillë terroriste.
Edhe themelimi i një trupe terroriste është i ngjashëm me një sipërmarrje: Të duhet një kapital fillestar për ta nisur.
Kështu, ISIS e ka nisur me tregti cigaresh, telefonash celular, madje edhe materialesh porno në tregun e zi.
“Ne kemi prova të sigurta, që ISIS në fund të viteve 2000 ka financuar edhe tregtinë e zezë të pornografisë,” thotë Louise Shelley nga universiteti “George Mason” në Virgjinia, SHBA.
Provat janë siguruar në provincën irakiane al- Anbar.
Nëse ata merren sërish me tregti materialesh porno, kjo nuk dihet.
Momentalisht të ardhurat më të mëdha i kanë nga kontrabanda e naftës.
“Çdo ditë fitojnë rreth një milionë dollarë nga nafta”, thotë Shelley.
A është i çuditshëm fakti që janë marrë me porno?
“Jo, ka shumë raste të ngjashme, kur rrjetet terroriste janë marrë me këtë tregti, fjala bie në Afganistan. Edhe vetë në kompjuterin e Osama bin Laden u gjet pornografi,” thekson Shelley.
Në zyrat qëndrore të ISIS në jug të Damaskut janë gjetur materiale porno dhe alkool.
Por në zonat e kontrolluara prej tyre, pronësia e materialeve porno dënohet ashpër.