Islami: Po afron ora e revoltës edhe në Shqipëri

 

Deputeti demokrat, Kastriot Islami ka postuar një video nga përplasjet e dhunshme në Mal Të Zi. Duke shkruar në FB se edhe në Shqipëri po afron ora e revoltës.

“Në Malin e Zi, qytetarët kanë dalë në protesta masive kundër oligarkisë, korrupsionit dhe manipulimit të zgjedhjeve. Kërkohet largimi i qeverisë dhe kryeministrit Gjukanoviç. Mesa duket qytetarët e vendeve të Ballkanit po ndërgjegjësohen për të çrrënjosur oligarkinë, banditizmin, korrupsionin dhe krimin. Këto jane shenjat e para…”, shkruan Islami.

 

SHKARKO APP