Itali, 27 vjeçari shqiptar vdes në aksident, shoku zhduket!

Një 27 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në orët e vona të natës së shkuar (28 shtator) në Itali.

Një automjet tip BMW është përmbysur rreth orës 22:30 minuta e për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Arsen Gjini, drejtues i mjetit.

Ndërkohë, një person tjetër që ndodhej në makinë ka përfunduar është larguar nga vendi i aksidentit, ndërsa policia është vënë në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidenti ndodhi në Prato di Correggio. Policia bashkë me zjarrfikësit shkuan pranë vendit të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia nuk e di se pse i riu tjetër shqiptar është larguar nga vendi i aksidentit pa lënë gjurmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?