Itali, agresion i dhunshëm ndaj grupit anti-Salvini

Në lagjen Liberta të Qytetit të Barit u sulmua dhunshëm një grup politik Anti-Salvini. Grupi prej 5 vetësh u godit me armë të ftohta të tipit: thika, doreza hekuri, rripa me togëza etj, rreth orës 22 të mbrëmjes, direkt pas manifestimit antiracist “Kurrë me Salvinin”.

Ngjarjen e tregon europarlamentarja bareze Eleonora Forenza. Gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur dy vetë, ndër të cilët: asistenti i eurodeputetes Antonio Perillo, i cili është dërguar menjëherë në urgjencë pas një dëmtimi të rëndë në kokë.

Gjithashtu në konflikt është përfshirë edhe Claudio Riccio, deputet i të majtës italiane. Bazuar në rrëfimin e manifestuesve, dy të dëmtuarit po ktheheshin në shtëpi përpara se të pësonin pritën e një grupi fashist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Militantet e Casapound, partisë së ekstremit të djathtë në Itali, thonë se përgjatë manifestimit ishin provokuar dhe fyer, kësisoj kanë reaguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?