Itali, arrestohet shqiptari, iu sekuestruan 150 kg marijuanë në banesë

Një 38-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italianë pasi i janë sekuestruar 150 kilogramë marijuanë në shtëpinë e tij.

Sipas policisë italiane bëhet fjalë për shtetasin Dritan Lula 38 vjeç, i cili u arrestua nga policia e Belgioioso në Pavia. Në momentin e arrestimit 38-vjeçarit shqiptar iu gjetën edhe 5 kilogramë marijuanë në makinën e tij. Më pas pas kontrollit në banesë iu sekuestruan edhe 150 kilogramë marijuanë.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale Lulos iu sekuestrua një armë gjahu dhe një pistoletë.

SHKARKO APP