Iu nënshtrua një ndërhyrjeje, Kryepeshkopi Janullatos vijon të mbetet në intubim

Kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të mbetet në reanimacion pas ndërhyrjes së djeshme.

Ai ndodhet në intubim, ndërsa po monitorohet gjatë gjithë kohës nga mjekët të cilët po vlerësojnë reagimin e tij pas operacionit të cilit iu nënshtrua.

Në një reagim të bërë pasditen e djeshme spitali “Evangelismos” i Athinës deklaroi se 48 orët pas operacionit janë shumë të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Z. Anastasios iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar në ICU. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”, thuhet në njoftimin e spitalit “Evangelismos”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?