Iu vu zjarri qëllimisht, shkrumbohen dy makina në Tiranë

Mëngjesin e sotëm në Tiranë janë djegur plotësisht dy makina.

Policia bën me dije se rreth rreth orës 02:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur njoftimi se në rrugën”Shefqet Kuka”, pranë pallateve Amfora ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara.

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet paraprake të kryera dhe konsultimit me ekspertët dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme në mjetin e shtetasit E. L., i cili është djegur plotësisht, ku si pasojë është djegur nga flakët në pjesën e përparme, mjeti taksi, në pronësi të shtetasit G. Sh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të kësaj vepre penale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?