Ja 16 ambasadorët amerikanë në Shqipëri nga gushti 1922. Për çfarë mbahen mend?

Janë 16 ambasadorë të cilët kanë përcjellë në Shqipëri mesazhin e Washingtonit nga dita e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes  Shqipërisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin “Debati në Channel One” gazetari Roland Qafoku rendit emrat e 16 ambasadorëve amerikanë në Shqipëri;  sa qëndruan në Shqipëri dhe për çfarë mbahen mend

 1. MAKSWELL BLACK (I dërguar i jashtëzakonshëm)

Shteti nga vinte: ILLINIOIS

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË

10 Gusht 1922 -10 Janar 1923

PËR TU MBAJTUR MEND: I pari diplomat që erdhi zyrtyarisht në Shqipëri me mision dhe që solli funksionimin e marrëdhënieve SHBA-SHQIPËRI

2. ULYSSES GRANT SMITH

Shteti nga vinte: PENNSYLVANI

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

22 Shtator 1922 Deri më 8 Shkurt 1925

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i vrasjes së dy amerikanëve në Mamurras dhe thënia e tij pas kësaj ngjarje: Shqipëria bëri 100 vjet prapa.

3. CHARLES C. HART

Shteti nga vinte: DISTRICT OF COLUMBIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

27 Maj 1925 deri më 12 Dhjetor 1929

PER TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i marrëdhënieve me Shqipërinë pas vendosjes së monarkisë.

4. HERMAN BERNSTEIN

Shteti nga vinte: NEW YORK

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

17 Shkurt 1930 deri më 24 shtator 1933

PËR TU MBAJTUR MEND: Diplomati dhe gazetari shkroi një analizë më “Neë York Time” me titull: Shqipëria e vogël e një loje të madhe.

5. POST WHEELER

Shteti nga vinte: WASHINGTON

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

26 Gusht 1933 – 1 Nëntor  1934

PËR TU MBAJTUR MEND: Arritja e marrëveshjes së famshme të ekstradimit mes SHBA dhe Shqipërisë.

6. HUGH GLADNEY GRANT

Shteti nga vinte: ALABAMA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

9 Gusht 1935 – 27 Shtator 1939

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi I situatës gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

7. KRISTOFER HILL (I ngarkuar me punë)

Shteti nga vinte: COLORADO

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

15 Mars 1991 – 1 Tetor 1991

PËR TU MBAJTUR MEND: Rilidhjen e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë pas 51 vjetësh.

8. WILLIAM EDWIN RYERSON

Shteti nga vinte: VIRGINIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

2 Dhjetor 1991 – 13 Tetor 1994

PËR TU MBAJTUR MEND: Angazhimi në rrëzimin e komunizimit.

9. JOSEPH EDWARD LAKE

Shteti nga vinte: TEXAS

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

5 Korrik 1994 – 15 Mars 1996

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i marrëdhënieve të ndera mes Shqipërisë dhe SHBA sidomos pas masakrës së Peshkëpisë që solli dhe dorëheqjen e tij.

10. MARISA R. LINO

Shteti nga vinte: OREGON

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

2 Korrik 1996 – 20 Maj1999

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i ngjarjeve të vitit 1997 dhe 14 shtatorit 1998

11. JOSEPH LIMPREHT

Shteti nga vinte: VIRGINIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

6 Korrik 1999 – 19 Maj 2002 (Vdiq në detyrë)

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i ngjarjeve në Kosovë

12. JAMES FRANKLIN JEFFREY

Shteti nga vinte: VIRGINIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

3 Tetor 2002 – 2 Maj 2004

PËR TU MBAJTUR MEND: Bashkëpunimi për luftën ndaj krimit të organizuar dhe shoprehja e tij “Ne i njohim baronët e drogës në Shqipëri”.

13. MARCIE B. RIES

Shteti nga vinte: DISTRICT OF COLUMBIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË”

10 Tetor 2004 – 20 Gusht 2007

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i raporteve të ndera mes opozitës dhe mazhorancës.

14. JOHN WITHERS

Shteti nga vinte: WASHINGTON

KOHA E QENDRMIT NË DETYRË:

25 Gusht 2007 – 10 Nëntor  2010

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i shpërthimit masiv në Gërdec

15. ALEKSANDËR ARMANDO ARVIZU

Shteti nga vinte: COLORADO

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

9 Nëntor 2010 – 10 Janar 2015

PËR TU MBAJTUR MEND: Menaxhimi i ngjarjes së 21 janar 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues.

16. DONALD LU

Shteti nga vejn : CALIFORNIA

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË:

NGA 12 Janar 2015 e në vazhdim

SHKARKO APP